Transmetuar më 02-06-2020, 09:08

Një sherr i ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ka përfunduar me plagosjen e dy vëllezërve.

Ngjarja është shënuar në zonën e Saukut të Vjetër, ku të plagosur kanë mbetur dy vëllezër binjakë.

Rreth orës 08:30, janë konfliktuar me sende të forta, dy vëllezërit I.S., dhe E.S., binjakë 32 vjeç, me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar.

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar me sende të forta dy vëllezërit, të cilët ndodhen në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Me ardhjen e shërbimeve të policisë, personat janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Aktualisht vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al