Transmetuar më 02-06-2020, 08:14
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, si pasojë e një zjarri të rënë në një banesë.

Rreth orës 05:00, në lagjen nr.10, Durrës, ka rënë zjarr në një banesë në katin e dytë të një pallati.

Për pasojë ka humbur jetën e moshuara Dashurie Koçi, 70 vjeçe, e cila jetonte e vetme.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë pikasur tymin, duke lajmëruar shërbimin zjarrfikës dhe policinë.

Trupi i pajetë i gruas, u gjet i asfiksuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen  e plotë të shkaqeve të ngjarjes. /a.y/noa.al