Transmetuar më 02-06-2020, 08:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një djalë i ri është gjetur i vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugë.

Rreth orës 06:30, në lagjen nr.1, Durrës, në rrethana ende të paqarta është gjetur i pa jetë, një shtetas i cili dyshohet sirian, rreth 20 vjeç, i seksit mashkull.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij, ndërkohë që trupi i pajetë u gjet nga kalimtarë të rastit pranë zonës së njohur ish-hotel Vollga.

Në trupin e të riut janë konstatuar njolla gjaku dhe trauma të shumta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. /a.y/noa.al