Ja si u përjetua tërmeti në studion e ‘Opinion’
Transmetuar më 01-06-2020, 23:33

Gazetarja Klodiana Lala dhe moderatori Blendi Fevziu kanë ndjerë tërmetin e ndodhur mbrëmjen e sotme që lëkundi vendin tonë.

Teksa Lala po fliste për krimin e ndodhur në Laç, pikërishë në ato momente toka është lëkundur, duke shkaktuat panik tek moderatori.

Ndryshe nga Fevziu, Lala e ka marrë me sportivitet lëkundjen, duke u shprehur se ishte e vetmja gjë që mungonte.

PJESË NGA BISEDA NË STUDIO:

Blendi Fevziu: Tërmet! Pak tërmet!

Klodiana Lala: Të bjeri dhe tërmeti

Blendi Fevziu: Nuk prish punë.

Lëkundje të tokës janë ndjerë këtë mbrëmje në Shqipëri.

Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.2 të shkalles Rihter.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Adriatik./noa.al/

Loading...