Transmetuar më 01-06-2020, 21:23

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Eros Grezda, i cili aktivizohet në Kroaci, u përfshi në një sherr me grushta me futbollistin serb Mirko Çolak, në parkingun e stadiumit, ku qëndronin autobusat e të dyja skuadrave, pas ndeshjes Osijek – Rijeka.

Ky lajm ka bërë një bujë të madhe në mediat kroate, të cilat kanë publikuar së fundmi edhe videon e momentit kur shqiptari përplaset me futbollistin serb.

Pamjet janë marrë nga kamerat e sigurisë të parkingut ku ndodhi përplasja.

Për më tepër shikoni pamjet e mëposhtme: