Transmetuar më 01-06-2020, 20:47
Alma Faskaj

Vetingu i cili po pastron nga radhët e drejtësisë persona të padenjë për të ushtruar detyrën, duket se ka probleme me anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Gjatë ditës së sotme është kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, SPAK, anëtarja e KPK, ish-gjyqtarja Alma Faskaj.

Kallëzimi ndaj saj është bërë nën akuzën e “Falsifikimit të Dokumenteve”.

Faskaj rezulton të jetë shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në 23 gusht 1996, kur ishte Gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë

Kallëzimi ndaj saj është bërë nga Hajrije Muçmata, gjyqtare e Gjykatës së Apelit Shkodër, e shkarkuar nga KPK më 11 nëntor 2019.

Në shkresën drejtuar SPAK, Muçmata thotë se rrethanat e emërimit të Alma Vokopola (Faskaj), në detyrë me këtë masë të rëndë disiplinore janë bërë shkak dhe i dyshimeve të forta që kjo shtease jo vetëm e ka marrë në kundërshtim me ligjin dhe kriteret e parashikuara në kushtetutë këtë detyrë, por dhe ka paraqitur rrethana të pasakta duke fshehur këtë fakt.

Citohet se masa e shkarkimit nga detyra nuk shuhet dhe nuk fshihet.(neni 150 i ligjit nr.96/2016 “Për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”).

Tashmë mbetet që SPAK të ndërmarrë hapin e radhës, pas hetimeve lidhur me këtë kallëzim. /a.y/noa.al