Transmetuar më 01-06-2020, 20:46

Një studente në Britaninë e Madhe e cila vuante nga mbipesha ka treguar se me vullnet gjithçka realizohet.

Tori White, 20-vjeçe nga Liverpooli i Anglisë, thotë se në fëmijëri ishte një “vajzë topolake”.

E pasi hoqi dorë nga shkolla për shkak të bulizmit dhe numrit të madh të nxënësve që talleshin me të për shkak të mbipeshës, Tori vendosi të bëjë diçka për veten, t’i nënshtrohet një regjimi të një diete strikte.

Kështu për katër vite ajo arriti të humbasë plot 65 kilogramë dhe të fitojë lumturinë që siç thotë ajo i kishte munguar që nga fëmijëria.

Ajo tani i ka hyrë modelimit.

White që tani është studente e fakultetit juridik në Universitetin e Leeds, thotë se peshon 55 kilogramë./noa.al/