U vra para hotelit në Laç, kush është biznesmeni i ekzekutuar
Transmetuar më 01-06-2020, 20:31

Dy persona mbetën të vrarë me armë zjarri, përpara një hoteli në Laç.

Njëri prej tyre është biznesmeni Paulin Gjergji, i njohur ndryshe edhe si Paulin Marku.

Krahas tij mbeti i vrarë edhe Bujar Lika, i cili njihej ndryshe edhe me emrin Bujar Hasani.

Dyshohet se gjithçka ndodhi një atentat mafioz, gjatë të cilit Hasani gjeti vdekjen menjëherë, ndërsa Gjergji ndërroi jetë mëngjesin e së dielës në spitalin e Traumës.

Gjithë skena u filmua nga kamerat e sigurisë, pamje të sekuestruara për hetimet.

Sakaq në dorën e Hasanit u gjet edhe një pistoletë, e cila shton dyshimet për përplasje me armë, ku dukej se viktima i ruhej një atentati të mundshëm.

Ndërkohë i plagosur në spital, ndodhjet edhe 23-vjeçari Kreshnik Tusha, i cili dyshohet të jetë ndër personat e palës kundërshtare.

Ky i fundit u dërgua nga familjarët në spital, pasi shokët e çuan të plagosur në shtëpi.

Viktima Paulin Gjergji, njihej edhe si pronari i ish-bar Nikolinos në Tiranë, i cili njihet edhe si pronar kazinosh. /a.y/noa.al

Policia e Shtetit del me version zyrtar mbi masakrën sonte pranë hotelit

Vrasje me armë zjarri në një hotel në Laç

Loading...