1 Qershori, Miriami dhe Albani zbulojnë fytyrat e dy fëmijëve
Transmetuar më 01-06-2020, 20:13

Me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve, 1 Qershorit, çifti i njohur i këngëtarëve Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, kanë ndarë për herë të parë një fotografi ku duket fytyra e dy fëmijëve të tyre.

Ka qenë Miriami e para e cila ka ndarë fotografinë e Amelisë me vëllanë e vogël Duam.

“1 Qershori më i bukur me 2 lulet e mia të shtrenjta. Gëzuar”, shkruan Miriami.

E njëjta fotografi është ndarë edhe nga Albani, duke shkruar “Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve anë e mbanë. Aroma dhe ngjyrat e kësaj bote”.

Çifti i njohur janë prindër të vajzës Ameli dhe të djalit Duam, i ardhur në jetë në muajin janar. /a.y/noa.al

Loading...