Transmetuar më 01-06-2020, 19:28

Një shqiptar në Arta të Greqisë tentoi t’ia mbathte nga policia pas sinjalizimit për të ndaluar me makinin e tij.

Por ai bëri të kundërtën duke mos iu bindur urdhrit.

Pas ndalimit në orët e para të mëngjesit, në makinën e shqiptarit u zbulua një sasi prej 20 kilogramë kanabis sativa.

I përfshirë në këtë ngjarje është edhe një grek, që po ashtu është prangosur. Përveç sasisë së drogës, policia greke sekuestroi 3 telefona celularë dhe 200 euro.

Të arrestuarit do të dalin përpara drejtësisë, ndërsa një hetim paraprak për rastin po kryhet nga Departamenti i Sigurisë në Arta. /k.k/noa.al/