Reforma Zgjedhore në ngërç, Këshilli Politik mblidhet të martën
Transmetuar më 01-06-2020, 18:23

Edhe pse deri tani nuk ka prodhuar rezultat, Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore do të mblidhet sërish nesër, në orën 17:00.

Përfaqësuesit e opozitës kanë edhe një kërkesë, që kjo mbledhje të konsiderohet si zëvendësim i mbledhjes së datës 31 maj.

“Në vijim të diskutimeve të deritanishme dhe faktit që mbledhja e datës 31 maj 2020 nuk u zhvillua, me synim gjetjen e konsensusit për çështjet  e përcaktuara në axhendën e Këshillit Politik, propozojmë mbledhjen e Këshillit nesër, datë 2 qershor 2020, në ora 17.00”, thuhet në kërkesën e Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit.

Tre janë çështjet kryesore për të cilat nuk ka dakordësi. Identifikimi biometrik, depolitizimi i administratës zgjedhore, dhe roli që duhet të ketë Gjykata Kushtetuese. /k.k/noa.al/

Loading...