E gjithë shoqëria ka abuzuar me vajzën, e gjithë shoqëria ka dështuar
Transmetuar më 01-06-2020, 15:30

Nuk kanë faj jo. Kur drejtori i policise nxjerr video “edukative” per te justifikuar punen e dobet, kur Karlo Bolino justifikon drejtorin me Agim Shehun e 26 viteve me pare, kur shoqeria ha koken per ligjin zgjedhor, pedofilet bejne qejf duke shkaterruar jete femijesh dhe duke na e plasur turinjve se sa poshte kemi rene si shoqeri

Nga Edmond Arizaj 

Ajo fëmijë 15 vjeçe nuk është viktimë vetëm e atij 65 vjeçarit. Te cilit ne paranteze, nuk do kisha kundershtim t’i jepnin te provonte “dardhen” e mesjetes. Ky 65 vjecar, nuk e paska pasur per here te pare. Dmth ka qene pedofil me kohe.

Ne shumicen e vendeve, pedofilet mbahen nen verejtje te rende nga forcat e rendit dhe mbrojtjes se qytetareve. Njerezit u rrine larg me keq se lebrozeve. Denimi per ta eshte i rende. Por me sa duket ketu tek ne, nuk bëka pershtypje nje burre qe pa drojtje ngacmon femijet.

Shoqeria qesh. Rendi, buzeqesh dhe ben qorrin e shurdhin…Po komshinjte?! E dinin prej kohesh?! Po si nuk i ra njeri telefonit te denoncoje? Po neser kur te jete rradha e tyre? Apo pa ardhur zjarri ne dere, tymi le te dale tek ai tjetri…Po babai?

Nuk dua ta besoj se ajo qe lexova sot eshte e vertete; dmth qe ka ditur dicka dhe nuk ka vepruar, edhe ne cdo lloj menyre, nese ligjore nuk do funksiononte…Po shkolla? E paska ditur e gjithe shkolla?! Po mesuesit? Edhe sikur, edhe sikur, edhe sikur ai femije te shkonte me deshire NUK KISHTE MOSHE, qe mesuesit ta linin ne qejf te saj… Po meshkujt e tjere qe merrnin videot e fotot e ketij epshorit roje, nuk mendojne se kane motra, vajza, te njohura, qe mund te behen pre e ketij lloj njeriu…Po inspektori i zones? A ka te tille? Apo varja…Po fjalet e shkruara larte e poshte neper mure, a i shihte njeri…

Nuk kane faj jo. Kur drejtori i policise nxjerr video “edukative” per te justifikuar punen e dobet, kur Karlo Bolino justifikon drejtorin me Agim Shehun e 26 viteve me pare, kur shoqeria ha koken per ligjin zgjedhor, pedofilet bejne qejf duke shkaterruar jete femijesh dhe duke na e plasur turinjve se sa poshte kemi rene si shoqeri.

Loading...