Transmetuar më 01-06-2020, 15:12
Mungesa e konsensusit mes palëve politike për të përmbyllur Reformën Zgjedhore, ka stimuluar një tjetër lëvizje të ambasadorëve.
Së fundmi, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, kreu i delegacionit të BE-së, dhe ambasadori i Britanisë së Madhe po zhvillojnë takim me kryedemokratin Lulzim Basha.
Takimi vjen një ditë pasi politika dështoi të gjente konsensus për Reformën Zgjedhore.
Tre janë çështjet kryesore për të cilat nuk ka dakordësi. Identifikimi biometrik, depolitizimi i administratës zgjedhore, dhe roli që duhet të ketë Gjykata Kushtetuese.
Mbetet për t’u parë se sa rezultat do ketë kjo përpjekje e ndërkombëtarëve. /k.k/noa.al/