Transmetuar më 01-06-2020, 15:00

Dy shqiptarë janë konfrontuar mes tyre në ishullin Mikono të Greqisë me pasojë plagosjen rëndë të njërit prej tyre, raporton noa.al duke cituar burime nga policia lokale.

Në ngjarje janë përfshirë një shqiptar 52 vjeç dhe një tjetër 39 vjeçar.

Në rrethana të paqarta, 52 vjeçari ka nxjerrë një thikë dhe me të ka qëlluar 39 vjeçarin duke e dëmtuar rëndë.

Një ambulancë transportoi të plagosurin në spitalin e Mikonos, por gjendja e tij ishte e rëndë ndaj ai u dërgua në Athinë për ndërhyrje të specializuar.

Policia tha se ka arrestuar 52 vjeçarin dhe po heton për shkaqet që çuan në ngjarjen e ndodhur. /noa.al/