Transmetuar më 01-06-2020, 14:35

Një vajzë 22-vjeçare, Uwavera Omozuwa, sapo ishte regjistruar në fakultetin e mikro-biologjisë. Por ajo u përdhunua dhe u vra nga një grup meshkujsh.

Ky krim i tmerrshëm ka ndodhur në Kishën e Benin City, në Nigeri, ku vajza qëndronte shpesh për të studiuar.

Agresorët e saj e përdhunuan dhe më tej e vranë duke e goditur me bombol oksigjeni.

Me hashtagun #JusticeForUwa (Drejtësi për Uwa), familja e saj është vënë në kërkim të vrasësve.

Ishte një telefonatë e bërë nga Redeemed Christian nga kisha Church of God, pasditen e së mërkurës, ajo që lajmëroi familjarët për krimin e rëndë.

Uwa Vera ishte dërguar në spital nga një punonjës i sigurisë së kishës, i cili e kishte gjetur vajzën me fundin e grisur dhe me bluzën me njolla gjaku. Por pavarësisht dërgimit në spital, e reja gjeti vdekjen.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, e cila ka tronditur gjithë vendin. /a.y/noa.al