Transmetuar më 01-06-2020, 13:30
Altin Dumani

Në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK, u zhvillua sot një mbledhje e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, ku u diskutuan probleme që lidhen me nevojën për rritjet të efektivitetit të ushtrimit të ndjekjes penale në këtë prokurori, si dhe probleme organizative.

Duke vlerësuar faktin që specializimi për kategori të caktuara veprash penale është element thelbësor ndikues në rritjen e efikasitetit të ushtrimit të ndjekjes penale në përgjithësi, nisur nga fakti se objekti i punës së Prokurorisë së Posaçme përfshin dy drejtime kryesore : ushtrimi i ndjekjes penale kundër krimit të organizuar dhe ushtrimi i ndjekjes penale kundër korrupsionit drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, me Urdhërin nr. 87, datë 01.06.2020 ka vendosur që në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar prokurorët e ushtrojnë ndjekjen penale në dy seksione si më poshtë :

Seksioni Kundër Krimit të Organizuar: Altin Dumani; Vladimir Mara; Behar Dibra; Ened Nakuçi; Doloreza Musabelliu; Elida Kaçkini.

Seksioni Kundër Korrupsionit; Edvin Kondili; Klodjan Braho; Enkeleda Millonai; Dritan Prençi dhe Sotir Kllapi

Nisur nga nevoja për të rritur efektivitetin e punës dhe ushtrimit të ndjekjes penale në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke vlerësuar rezultatet në punë, aftësitë organizative, vlerësimin e përformancës etike dhe profesionale u vendos që Altin Dumani emërohet Zëvëndës Drejtues i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe njëkohësisht Drejtues i Seksionit Kundër Krimit të Organizuar.

Edvin Kondili emërohet Drejtues i Seksionit Kundër Korrupsionit, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.