Transmetuar më 01-06-2020, 12:56

Përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, në Këshillin Politik për reformën zgjedhore, Petrit Vasili, reagon pas përfundimit pa konsensus të afatit fundor 31 majit, të caktuar nga vetë palët politike për përfundimin e reformës zgjedhore.

Ai thotë se ka zero kushte të reja nga opozita e bashkuar për reformën zgjedhore.

“Kushte të reja bllokuese të konsensusit nga hajdutët e zgjedhjeve të Dibrës, të zgjedhjeve 2017 dhe votimeve moniste të vitit 2019, për të legjitimuar vjedhjen e votave. Identifikimi biometrik dhe administrimi i zgjedhjeve që garanton votën e lirë nga vjedhjet janë aty prej javësh. Asnjë lëshim nuk do ti bëhet grabitjes së votave”, shkruan Vasili.

Ai shton se Rilindja kërkon të mbushë kutitë, të numërojë vetë dhe të nxjerrë po vetë rezultatin.

Sipas Vasilit, fajtore për shkatërrimin e zgjedhjeve është vetëm Rilindja që duhet të heqë dore menjëherë nga shkatërrimi i reformës zgjedhore. /a.y/noa.al

Dështimi për afatin e “zgjedhores”, Soreca: Duhet marrëveshje e menjëhershme

Dështimi për reformën zgjedhore, Kim: Është koha për të mbajtur fjalën tuaj