Transmetuar më 01-06-2020, 12:41

Kryeministri Edi Rama, reagon ndaj shkrimeve në media, por edhe deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha, i cili tha sot nga Kombinati se Edi Rama bredh me charter luksoz nëpër Europë me lekët e taksapaguesve të shqiptarëve.

“Unë s’jam në Francë po në Shqipëri qysh pardje! Kam shkuar pasditen e të premtes e jam kthyer mesditën e të shtunës për një vizitë informale të nivelit të lartë dhe ‘shpenzimet e luksit e të fundjavave jashtë’ ua kam lënë atyre që të vetmen punë kanë të më shajnë ditë-natë! Pikë”, shkruan Rama.

Kjo pasi kreu i opozitës akuzoi se Kryeministri shpenzon qindra-mijëra euro për fundjava në Paris, që do të mjaftonin sipas tij, për të mbajtur hapur mijëra biznese apo për të dhënë një ndihmë jetike për qindra, për mijëra familje.

Lidhur me reformën zgjedhore, Rama shton se “dizinformimet që vazhdojnë, do të presim edhe sot pa folur pasi kemi bërë pjesën tonë duke respektuar afatin 31 maj!”

Ai bën me dije se sot është angazhuar edhe ushtria për operacionin e pastrimit të inerteve nga sheshet e Rindërtimit, ku shpejt do të nisin projektet. /a.y/noa.al

Basha: Rama përgjegjës për shtimin e varfërisë, plan për ti dhënë fund Shqipërisë që punon për 5 oligarkë

Përse ka shkuar Edi Rama në Francë me avion special?