Transmetuar më 01-06-2020, 12:09

Flet babai i minorenes së përdhunuar nga roja i shkollës, njëherësh fqinji i saj. I ati thotë se Abazi ia ka ngacmuar të bijën që kur ishte e vogël, në klasë të gjashtë, por për përdhunimin e ka marrë vesh pasi fqinji i tyre shpërndau videon.

“Me historinë e abuzimit me fëmijën tim jam njohur 6 muaj më parë nga fqinjët pasi nisën të qarkullojnë videot. Ndërsa vajzën time ai e ka ngacmuar që kur ka qenë në klasën e 6-të. I hidhte fjalë. Kam shkuar kam folur me bashkëshorten e Abazit dhe me djalin. U kam thënë më ngacmon vajzën po ata thoshin është e vogël. E shihja dhe vetë që i jepte karamele dhe fërshëllente poshtë shtëpisë”, tha ai.

Babai shtoi ndër të tjera se: “Vajza nuk e pranonte që kishte kryer marrëdhënie sepse kishte frikë. Me pas iu rrëfye të ëmës. Ndërsa Abazi për të më ulur mua dhe për tu dukur si gangester ia shpërndau videon gjithë Babrroit. Dua që shteti të veprojë dhe drejtësia ta ndëshkojë”.

Dëshmia e rëndë e babait të 15-vjeçares së përdhunuar nga 65-vjeçari, Abaz Doku është siguruar nga “Balkanweb”.

Ngacmimet dhe përndjekjet e rojës së shkollës, Abaz Doku ndaj vajzës kanë nisur një vit më parë kur ajo ishte në klasën e 8-të.

Më pas roja është hequr nga puna dhe përndjekjen e vajzës e ka bërë në lagje. Ai e shantazhonte vajzën duke i thënë se ia dinte historitë intime që ajo ka pasur në shkollë dhe në një rast ka shkruar pranë banesës së saj në mur “S… kur*a”.

Pas këtij episodi vajza është dorëzuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me 65-vjeçarin në një banesë që ai kishte nën kujdes.

Akti është filmuar në celularin e tij dhe më vonë ai ia ka cuar nëpërmjet një rrjeti social këtë video fqinjit të tij 20 vjevc. Aparatet celulare të 65 vjevcarit dhe 20 vjecvarit janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.

Fillimisht është bërë shoqërimi i 65-vjeçarit në komisariatin nr. 4 ku është pyetur për ngjarjen e më pas është bërë transferimi i tij dhe i 3 të dyshuarve të tjerë në komisariatin nr. 5 ku është bërë përgjimi ambiental i tyre dhe ka rezultuar se 65 vjeçari e ka pranuar krimin e rëndë. Po ashtu edhe për 20-vjeçarin ka prova të pa kundërshtueshme të abuzimit me të miturën.

Ndërsa dy minorenët e arrestuar 16 dhe 15 vjec kanë thënë se kanë njohje me vëllanë e vajzës, e kanë shok dhe se nuk e kanë shantazhuar por vetëm i kanë thënë se kanë dijeni për videon e saj intime.

Vajza është në gjendje të rëndë psikologjike dhe nën asistencë të qendrës ARSIS ka dhënë dëshminë e saj për gjithë ngjarjen.

Video me të miturën e abuzuar u shpërnda në rrjet, komentet ishin "jepini"! Çfarë shqiptarësh jemi?

EMRI/ Ky është 65 vjeçari që përdhunoi të miturën në shtëpinë e vëllait emigrant, çfarë tha në Polici

Përdhunoi të miturën në shtëpinë e vëllait emigrant, kush është i moshuari 65-vjeçar

“Je ku**ë nëse s’bën seks me mua”, si e kërcënonte i moshuari të miturën në lagje

Një burrë në Tiranë seks me dhunë me të miturën, e filmon, fut në rrethin e abuzimit dhe 3 djem