Transmetuar më 01-06-2020, 11:51

Kryedemokrati Lulzim Basha uron festën e fëmijëve, 1 Qershorin, duke thënë se buzëqeshja në fytyrat e fëmijëve tanë është gëzimi dhe motivimi ynë për të bërë gjithçka që ata të kenë një jetë sa më të lumtur.

“Është forca për të tejkaluar sfidat në këto kohë të vështira dhe për të ecur përpara për ditë më të mira e për tu dhënë të gjithë prindërve sa më shumë mundësi për të plotësuar dëshirat e tyre”, shkruan kryedemokrati, teksa ndan një fotografi mes fëmijëve.

Ai uron që të jetë dashuria dhe mirësia që na dhurojnë çdo ditë fëmijët tanë shtysa, shpresa dhe besimi për të bërë gjithçka që e ardhmja e tyre në Shqipëri të jetë më e mirë, dhe ata të rriten me mundësi si gjithë fëmijët e tjerë europianë!

“Gëzuar 1 Qershorin, ditë më të mira”, thotë lideri i opozitës. /a.y/noa.al