Transmetuar më 01-06-2020, 11:33

Pas ambasadores amerikane Yuri Kim, lidhur me dështimin e afatit fundor për konsensusin për reformën zgjedhore 31 majit, vjen reagimi i ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.

Në mesazhin e tij, ai thotë se duhet një marrëveshje për reformën zgjedhore.

Sipas tij, një reformë zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODHIR është domosdoshmëri për të vijuar përpara në rrugën e integrimit europian.

“Një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët politike në Këshillin Politik duhet të arrihet tani, në mënyrë që të nisin sa më shpejt bisedimet për çeljen e negociatave”, shkruan Soreca. /a.y/noa.al

Zëri i Amerikës: Reforma zgjedhore në udhëkryq!

Dështimi për reformën zgjedhore, Kim: Është koha për të mbajtur fjalën tuaj