Transmetuar më 01-06-2020, 10:37

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, reagon pasi palët politike nuk arritën konsensusin për reformën zgjedhore.

Gjithçka pasi përfaqësuesit e partive kishin vetë caktuar si afat fundor 31 majin.

Ambasadorja amerikane thotë se të gjitha palët treguan lëvizje dhe janë jashtëzakonisht të afërta.

“Ju vendosët një qëllim, caktuat një afat kohor për 31 majin. Është koha për të ndaluar insistimin në pozicione të pa mundur dhe/ ose krijimin e kushteve të reja. Është koha për të mbajtur fjalën tuaj për njerëzit. Është koha për të dorëzuar”, shkruan Kim. /a.y/noa.al

Zëri i Amerikës: Reforma zgjedhore në udhëkryq!