Transmetuar më 01-06-2020, 09:48
Foto ilustruese

Një grua është gjetur e varur në afërsi të shtëpisë së saj, mëngjesin e sotëm.

Trupi i pajetë është gjetur nga familjarët, rreth orës 09:00, në fshatin Kreshovë, të Korçës.

Në një hangar në afërsi të banesës të saj, është gjetur e pajetë M. Malushi, rreth 50 vjeçe, e cila dyshohet të jetë vetëvaruar.

Nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë gruan drejt fundit fatal, ndërkohë që grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. /a.y/noa.al