Transmetuar më 01-06-2020, 08:48
Foto ilustruese

Mëngjesi i sotëm ka nisur me aksident, teksa është lehtësuar qarkullimi dhe janë hequr kufizimet mes zonave të kuqe.

Rreth orës 07:17 të mëngjesit të sotëm, në rrugën e re të Rinasit, mjeti me drejtues shtetasin V.S., është përplasur me mjetin me drejtuese A.M.

Si pasojë janë dëmtuar pasagjeret në mjet një 15 vjeçar dhe një 13 vjeçar, të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje për sqarimin e mëtejeshme të ngjarjes.

Aktualisht grupi hetimor dhe shërbimet e policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al