Transmetuar më 01-06-2020, 08:30

Dy persona janë arrestuar nga policia si autorë të dyshuar të plagosjes së mbrëmjes së të dielës në Durrës.

Bëhet fjalë për T. C., 33 vjeç dhe E. C., 24 vjeç, banues në Durrës.

Ata akuzohen se mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin F. L., 35 vjeç, banues në Durrës, duke e mbajtur disa kohë në një dhomë në banesën e shtetasit E. C.

35-vjeçari F. L., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Lidhur me këtë ngjarje materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim. /a.y/noa.al

Sulmohet me thikë një 35-vjeçar, arrestohen 2 persona në Durrës