Transmetuar më 31-05-2020, 23:15

Qëndrimet e deputetëve të “pavarur” që morën mandatet e opozitës reale kanë sjellë reagime të shumta.

Briseida Shehaj, ish-drejtoresha e Tatimeve, ka komentuar sot deklaratat e deputetit Ralf Gjoni lidhur me debatin për listat e hapura.

Në një postim në Facebook, Shehaj shprehet: 

“Ky me lista të hapura dhe të mbyllura vetëm votën e tij merr, rrezik dhe atë mund ta hedhë për Rudinën, me bojë dhe pa bojë fare biles”,-shkruan në një postim në Facebook, Shehaj.

Byroja e Kuvendit, së fundmi përjashtoi për dhjetë ditë deputetin Ralf Gjoni.

Kjo pasi në seancën parlamentare para dy javësh, deputeti nxori lëpirëse në foltore, dhe teksa fliste ofendonte deputetët e mazhorancës. /noa.al/