Transmetuar më 31-05-2020, 22:32
Foto ilustrim

Një konflikt me pasojë plagosjen ka ndodhur në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 17, në zonën e ish-Kënetës.

Mësohet se dy të rinj janë përplasur me njëri-tjetrin gjatë një debati, i cili ka degjeneruar në përleshje duke plagosur njëri-tjetrin me thikë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./noa.al/