Vrasja e mistershme në Himarë, foto e viktimës, baba i dy fëmijëve
Transmetuar më 31-05-2020, 21:32

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Himarë. Një person është gjetur i pajetë, ndersa Policia dyshon se është vrarë me armë zjarri.

Bëhet fjalë për një 65-vjeçar, Ylli Luçaj i cili punonte si roje, ndersa është gjetur në një zonë të pyllëzuar.

I moshuari, banues në fshatin Kuç, ishte roje në rrugën e re të Kuçit në Himarë.

Mësohet se ai ishte baba i dy fëmijëve dhe prej muajsh punonte si roje ndërsa nuk kishte precedent penal, ndersa u qëllua me dy plumba.

Rrethanat janë ende të paqarta por Policia po kreh zonën dhe ka filluar me shoqërimet e personave që kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor i përbërë nga specialistë të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë dhe specialistë të Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./noa.al/

Loading...