FOTOT/ Rihapen xhamitë në Arabinë Saudite
Transmetuar më 31-05-2020, 18:55

Arabia Saudite ka rihapur xhamitë të dielën për herë të parë pas më shumë se dy muajsh të masave kufizuese si pasojë e koronavirusit.

Besimtarët u nisën drejt xhamive me respektimin e masave të distancës sociale të paktën dy metra dhe vendosjes së maskave.

Të moshuarit, fëmijët nën 15 vjec dhe personat me sëmundje kronike, nuk lejohen të hyjnë brenda. Besimtarët duhet të kryejnë ritualin e pastrimit para namazit në shtëpi.

Autoritetet në Arabinë Saudite thanë se masat kufizuese do të hiqen në tri faza deri më 21 qershor, me përjashtim të Mekës.

Loading...