Transmetuar më 31-05-2020, 17:27

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Lezhë.

Aksidenti është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Shengjin-Kune.

Një automjet ka dalë nga rruga kryesore dhe është përplasur me një pemë.

Si pasojë e kësaj përplasjeje ka mbetur e aksidentuar drejtuesja e mjetit, e cila është dërguar drejt spitalit rajonal të Lezhës dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Në vendngjarje ka shkuar policia ku po punon për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti./noa.al/