Transmetuar më 31-05-2020, 16:13

Shuhet në moshën 78-vjeçare aktori i njohur Anthony James.

Aktori amerikan humbi jetën pas betejës me kancerin vetëm dy ditë para ditëlindjes së 78-të.

Ylli ishte i njohur për rolin e tij në filmin “Unforgiven” gjatë vitit 1992.

Anthony gëzoi një karrierë të gjatë në Hollywood.

Ai gjithashtu pati role të shumta televizive, duke u shfaqur në: "Hawaii Five-O", "Knight Rider" dhe "A-Team".

Anthony u tërhoq nga aktrimi pas rolit të tij kryesor në filmin "Unforgiven"./noa.al/