Shpërndanin doza të vogla kokaine dhe kanabisi, arrestohen dy të rinj
Transmetuar më 31-05-2020, 14:22

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “Combination 2”.

Në pranga janë vënë A. Xh., 31 vjeç dhe O. L., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Hetimet kanë zbuluar se të dy shpërndanin doza të vogla kanabisi dhe kokaine, të cilat i mbanin në një ambient në pronësi të shtetasit A. XH.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin në pronësi të shtetasit A. XH., Policia gjeti dhe sekuestori rreth 1.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe qese farmaceutike që shërbenin për të ndarë në doza lëndën narkotike.

Ndërsa në banesën e këtij shtetasi u gjet një pushkë sportive dhe fishekë metalik për pushkën.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, për shtetasit A. XH. dhe O. L. dhe për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të shtetasve S. XH. e Z. Xh. familjarë të shtetasit A. XH., të cilët po ndiqen penalisht në gjendje të lirë. /k.k/noa.al/

Loading...