I ra guri në kokë teksa po pastronte kanalin, niset me helikopter në Tiranë
Transmetuar më 31-05-2020, 14:12

Një 56-vjeçar është plagosur rëndë pasi një gur i ra në kokë.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur sot në Tropojë, ku shtetasi B.L ishte duke pastruar vullnetarisht kanalin vaditës të disa fshatrave.

Guri që ka rënë e ka goditur në kokë, duke i shkaktuar plagë të rënda.

I dëmtuari, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Tropojës, është dërguar me helikopter për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për ngjarje aksidentale. /k.k/noa.al/

Loading...