Transmetuar më 31-05-2020, 12:33

Një 67-vjeçar nga Çeprati i Vlorës është arrestuar nga policia e qytetit bregdetar.

I identifikuar me inicialet Sofo Skënderi, ai akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur një ditë më parë por nuk ka ende detaje të tjera.

Mungesa e informacionit të plotë lidhet edhe me ndjeshmërinë që ka rasti, për shkak të të miturës.

Kohët e fundit janë shtuar rastet e abuzimeve seksuale të të miturave dhe adoleshenteve, nga burra në moshë. /k.k/noa.al/