Transmetuar më 31-05-2020, 11:21

Policia e Durrësit ka njoftuar për disa lajme nga kronika, të natyrave të ndryshme.

Vjedhje – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan shtetasin J.V.,41 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 29.05.2020, në lagjen nr 16, Durrës,  në hyrje të pallatit, i ka marë një varse floriri  nga qafa shtetases M.Xh.,51 vjeçe.

Konflikt për motive pronësie – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan  në flagrancë  shtetasit Sh.D.,42 vjeç, dhe A.T.,65 vjeç, banues në fshatin Rinas, Krujë. Këta shtetas në fshatin Rinas, Krujë, pas një konflikti për motive pronësie, kanë goditur me mjete të forta njëri-tjetrin, në pjesë të ndryshme të trupit.

Kartmonedha të falfikuara, njëri në kërkim – Gjithashtu nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, u arrestua në flagrancë shtetasi B.V.,18 vjeç, si dhe punohet për kapjen e shtetasit A.M.,20 vjeç, banues në Fushë Krujë. Këta shtetas më datë 30.05.2020, në Fushë Krujë ,një një "Fast Food" në pronësi të shtetasit I.D.,kanë paguar dhe kanë thyer disa kartmonedha të dyshuara si të falsifikuara .

Drejtim mjeti në gjendje të dehur – Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës , në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjëndje të dehur,arrestuan në flagrancë shtetasin A.D.,31 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip "Benz" në gjëndje të dehur në masën 0.77 mg/l.