Tjetër rast përdhunimi/ Arrestohet në Kosovë një person që dyshohet se abuzoi me minorene
Transmetuar më 30-05-2020, 21:06

Një tjetër denoncim përdhunimi është regjistruar ditën e sotme, këtë herë në Kosovë.

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka dhunuar një të mitur. Lajmi është konfirmuar për mediat vendase nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili tha se i dyshuari ndodhet në ndalim policor. “Policia e ka intervistuar një person nga zona e Skënderajt që dyshohet për përdhunim.

Ai është në ndalim, me vendim të prokurorit. Vajza duhet të shkojë për ekzaminime të mëtejshme.

Rasti ka ndodhë dje në zonën e Skënderajt dhe është ende duke u hetuar”, tha ai./noa.al/

Loading...