Transmetuar më 30-05-2020, 20:46

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Vlorë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:45, në lagjen "29 Nëntori".

Një person dyshohet se është gjetur i vetëvarur në ballkonin e banesës së tij.

Bëhet fjalë për N.D., 63 vjeç.

I ndjeri jetonte vetëm dhe nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./noa.al/