Transmetuar më 30-05-2020, 20:34

Kur jeta fillon, ky është dedikimi i parë i Elena Trifonit për të bijën të cilën e pa një muaj pasi doli nga koma dhe ndërkohë mjekët ja kishin shpëtuar foshnjen që u lind tre muaj para kohe. Sipas Top Channel, 27-vjeçarja që jeton në Suedi u prek nga Covid-19 në muajin e  gjashtë të shtatëzanisë. Kur gjendja e nënës u vështirësuar, mjekët i sygjeruan ndërhyrje kirurgjikale, por ajo kundërshtoi.

Elena: I thash jo menjëherë, më tha kë dy mundësi. O do ta lindësh në kohën kur është për ta lindur dhe do të jeni që të dyja shumë sëmurë për gjithë jetën, o do ta marrim tani.

Ai më tha mua që do ta marrim.

Anila Hoxha: Sa qëndrove në koma?

Elena: 20 ditë

Anila: Nuk mban mend asgjë për 20 ditë?

Elena: Jo jo, unë isha në një botë tjetër

Anila: Eleni, çfarë simptomash kishe?

Elena: Kisha shumë kollë dhe nuk merrja dot frymë.

Anila: Mban mend se cilat ishin emocionet e tua kur e pe për herë të parë vajzën?

Elena: Më thonin për vajzën, por isha shumë e lodhur nuk kuptoja çfarë më thonin, isha në efektin e ilaçit.

Anila: Po pastaj fotografinë e vajzës ku ta kishin vendosur?

Elena: Tek krevati.

Anila: E kuptoje që ishte vajza jote?

Elena: Në fillim nuk e kuptoja për shkak të ilaçeve, por pastaj po. Ne fillim mendoja se e kisha unë fajin që ajo është tek spitali, edhe tani kështu mendoj.

Anila: Përse mendon se ishe ti fajtore?

Elena: Sepse nuk e kisha marr me kaq seriozisht koronën, por kur e pëson pastaj…

Teksa fëmija u soll në jetë ndërsa nëna u fut në terapi intensive, i ati u karantinua pasi rezultoi pozitiv, ndaj asnjëri prej tyre nuk e pa dot.

Anila: Cili ishte momenti yt më i vështirë?

Babai: Një jetë lindi, një jetë ishte në rrezik. Në fillim nuk na thanë asnjë përgjigje se çfarë shanci ka për të jetuar apo edhe të kundërtën për të ikur nga jeta, nuk na thanë asnjë përgjigje. Tani është në respirator.

Çifti tashmë është zhvendosur në një spital tjetër dhe po ndjek kujdesin e veçantë për të cilin veronika e vogël ka nevojë deri sa të nxirret nga inkubatori.