Transmetuar më 30-05-2020, 18:24

Italia konfirmon 111 jetë të humbura nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Lajmi bëhet i ditur nga Autoritetet e Mbrojtjes Civile Italiane, ku me rastet e reja shifra totale e të vdekurve nga koronavirusi shkon në 33340.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 2789 persona, me një shifër totale 155.633 të shëruar.

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 416 raste të reja pozitiv, për një total prej 232.644.

Në rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 67 viktima nga koronavirusi (dje 38), gjithsej 16.079 që nga fillimi i pandemisë./noa.al/