Transmetuar më 30-05-2020, 14:42

Ditën e sotme, këngëtarja e njohur Miriam Cani feston ditëlindjen, e cila e gjen më të plotësuar se kurrë, me dy fëmijë dhe njeriun e zemrës.

Një urim të veçantë në këtë ditë, Miriami e ka marrë nga bashkëshorti Alban Skënderaj.

Ky i fundit ka publikuar fotografi qysh nga fillimet e lidhjes së tyre, shoqëruar me fjalë zemre.

“Gëzuar ditëlindjen shpirt. Faleminderit që i jep ngjyra jetës time”, shkruan Albani.

Çifti i njohur janë prindër të vajzës Ameli dhe të djalit Duam, i ardhur në jetë në muajin janar.

Ditën e sotme Miriami mbush 35 vjeç, kjo bazuar në ditën e saj të lindjes 30 maj 1985. /a.y/noa.al