Transmetuar më 30-05-2020, 12:11

Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me takimet e kryedemokratit Lulzim Basha në zonën e Kënetës në Durrës, për shkak të grumbullimit të njerëzve, në kushtet e koronavirusit, kur duhet respektuar distanca sociale.

“Të rrezikosh shëndetin dhe jetën e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni!”, shkruan Rama, duke ndarë foto nga takimi i liderit të opozitës.

Nga ana e tij, Basha tha nga Këneta se “Ramavirusi” është goditje tjetër e rëndë për banorët e kësaj zone, pas tërmetit. /a.y/noa.al

Basha në zonën e Kënetës: Ramavirusi goditje tjetër e rëndë, pas tërmetit