Transmetuar më 30-05-2020, 11:05

Konfirmohen 23 raste pozitive me koronavirus, nga 229 testime të kryera në 24 orët e fundit.

Prej tyre 16 janë në Tiranë, 2 në Mat, 2 në Lushnje, 1 në Durrës, 1 në Krujë dhe 1 në Librazhd.

Nga të infektuarit e fundit 19 janë kontakte të të të prekurve të mëparshëm dhe për 4 të tjerët po kryhet hetimi epidemiologjik.

Në 24 orët e fundit janë testuar 21 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste. Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 26 pacientë, nga të cilët 4 janë në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar në gjendje të rëndë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 857 numrin e të shëruarve.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer rreth 16 mijë testime molekulare dhe serologjike.

Që nga fillimi i epidemisë janë 1122 raste të konfirmuara, prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me Covid-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është Tiranë 137; Durrës 39; Krujë 16; Shkodër 11; Kamëz 9; Mat 8; Lushnje 6; Berat 2; Fier 2; Korçë 1 dhe Librazhd 1.

Vijojnë testimet serologjike tek personeli shëndetësor. Deri tani janë mbi 1450 të testuar me një përqindje të përgjithshme pozitiviteti rreth 9%.

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi, deklaroi se në këtë situatë mbetet shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët zbatimi i masave të rekomanduara. Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik dhe higjienën personale.

“Kur kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit dhe lani duart sa më shpesh. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40”, tha Dervishi.

COVID-19-Statistika 30 Maj 2020

Testime totale 15950

Testime molekulare 14498

Testime serologjike 1452

Raste pozitive 1122

Raste të shëruara 857

Raste Aktive 232

Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)