Transmetuar më 30-05-2020, 11:00
Elmaz Sherifi

I hoqi gradualisht kompetencat Presidentit, se ishte institucioni i vetëm që nuk e kishte kapur, dhe për ta legjitimuar politiken e tij anarkiste, mendoi t’ia vinte vulën me opinionin e Komisionit të Venecias, si të ishte vendimi i Gjykatës Kushtetuese…

Nga Elmaz Sherifi

E mjera Shqipëri. Filozofi Surealist i se Drejtës të katandisi si mos më keq.

Pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, pa vetëqeverisje vendore, dhe pa shoqëri civile. Por të jemi të vërtetë. Ndërtoi me Lleshin,  policinë e “hurit”  dhe gazit lotësjelles. Beri legjislacionin e “antishpifjes”, që ti mbyllte gojën cilitdo që kritikon qeverisjen anarkiste. I hoqi gradualisht kompetencat Presidentit, se ishte institucioni i vetëm që nuk e kishte kapur, dhe për ta legjitimuar politiken e tij anarkiste, mendoi t’ia vinte vulën me opinionin e Komisionit të Venecias, si të ishte vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Ja ku erdhi edhe opinioni i Komisionit të Venecias, që i konsideron antikushtetuese procedurat e Dvoranit dhe ligjin që betimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetutese të bëhej në “rrugën e partisë”.

Zbatoni tani Opinionin e Venecias për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe atë të KE për ligjin “antishpifje”!