Transmetuar më 30-05-2020, 10:17

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nxjerr pamjet nga një sallë e re gjyqi në vendin tonë, dhe përmes saj jep edhe një mesazh për reformën në drejtësi.

Në mesazh thuhet se reformat e suksesshme në drejtësi mbështeten te gjyqtarët e rinj që kanë marrë trajnimin e duhur dhe janë të pajisur me mjetet e duhura për të bërë punën e tyre.

“Kjo është arsyeja pse USAID-i bashkëpunoi me Shkollën e Magjistraturës për të ngritur një sallë moderne të gjyqit imitues, ku mund të realizohen trajnime praktike dhe të bazuara në përvojën e drejtpërdrejtë të kandidatëve për gjyqtarë.

Një sallë gjykimi e jashtëzakonshme dhe një menaxhim i mirë i procesit gjyqësor përbëjnë kompetencat thelbësore të një gjyqtari që e bën si duhet punën e tij. Bëni një vizitë virtuale në sallën e gjyqit, duke ndjekur videon më poshtë!”, shkruan ambasada. /a.y/noa.al