Transmetuar më 30-05-2020, 09:57

Një djalë i ri 19-vjeçar, u vra në Detroit të Michigan, SHBA, si pasojë e disa të shtënave që vinin nga një fuoristradë mbrëmjen e së premtes.

Të shtënat ishin drejtuar kundër turmës së personave, të cilët po protestonin për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd.

19-vjeçari gjeti vdekjen në spital, si pasojë e plagëve të marra.

Protestat kanë ardhur në shtim qysh prej së hënës, kur 46-vjeçari George Floyd gjeti vdekjen në duart e policisë, teksa ishte shtrirë për tokë dhe i ishte vendosur këmba në qafë duke i bllokuar frymën.

Si përgjegjës për vdekjen e 46-vjeçarit është arrestuar oficeri Derek Chauvin. /a.y/noa.al

Shpërthejnë protestat për vrasjen e të riut nga policia në SHBA, Trump i quan pjesëmarrësit rrugaçë