Transmetuar më 30-05-2020, 08:29

Fluturimi i parë charter, në të cilin udhëtonin qytetarë europianë drejt Kinës, u ngrit nga aeroporti i Frankfurtit këtë të premte, pas shumë javësh mbyllje prej koronavirusit.

Në bordin e avionit ndodheshin 200 punëtorë me familjet e tyre.

“Kur të mbërrijmë do kemi kontrolle të gjata për temperaturën, test Covid, test sierologjik dhe më pas 14 ditë karantinë”, tha Bernd Poth, punonjës i kontrollit të cilësisë së Volkswagen Audi, në sallën e nisjes së Terminal 1 në Frankfurt, teksa po nisej bashkë me të shoqen dhe djalin.

Ashtu si shumë të tjerë në bord, Poth u kthye nga Kina në muajin shkurt, para se Pekini të mbyllte kufijtë për udhëtarët, duke u bllokuar me familjen në Gjermani, ndërkohë që prej vitesh jetonte në Kinë..

Një fluturim i dytë nga Frankfurti në Shangai, është parashikuar opër në 3 qershor. /a.y/noa.al