Transmetuar më 29-05-2020, 18:03

Raportet e institucioneve të shëndetësisë në Itali kanë publikuar shifrat me përhapjen e koronavirusit në vend.

Kështu, në 24 orët e fundit janë evidentuar 593 raste pozitive, ndërsa 87 persona kanë ndërruar jetë.

Lombardia vijon të jetë zonë e nxehtë, me 38 viktima dhe 354 raste të reja.

Ndërkohë rritet edhe numri i të shëruarve, teksa kanë fituar betejën 2 mijë e 240 pacientë.

46 e 175 raste aktive janë në të gjithë Italinë, prej të cilëve 475 në terapi intensive. /k.k/noa.al/