Transmetuar më 29-05-2020, 17:22

Në kuadër të marrjes së masave të veçanta dhe kufizimeve kundër përhapjes së koronavirusit, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar urdhrin për lëvizjet e automjeteve dhe qytetarëve pas datës 1 qershor.

Kështu, do të lejohen të lëvizin motorat dhe çdo mjet tjetër, pa kufizim orari, me përjashtim të datave 30 dhe 31 maj ku ndalohet lëvizja nga zonat e kuqe në ato jeshile dhe anasjelltas.

Aktivitetet ekonomike do të lejohen, me përjashtim lokalet e natës, aktivitetet kulturore dhe pishinat.

Sa i përket parqeve në zonat e gjelbërta do të hapen prej datës 1 qershor.

I mbyllur do të jetë transporti publik, deri në një urdhër të dytë. /k.k/noa.al/