Meta paralajmëron: Jo ndryshime të kodit zgjedhor njëanshmërisht, zero çelje negociatash
Transmetuar më 29-05-2020, 17:01

Presidenti Meta ka paralajërmuar mazhorancën që të mos miratojë në mënyrë të njëanshme ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pasi do të ndikonte drejtpërdrejt te negociatat për Shqipërinë.

Duke sjellë edhe njëherë në vëmendje atë se çfarë tha në konferencë për mediat, kreu i shtetit shkruan në Facebook se do ta firmosë menjëherë marrëveshjen konsensuale për Reformën Zgjedhore.

“Për çështjen e Kodit Zgjedhor, jam i kënaqur, që sipas aktorëve politikë dhe diplomatikë, ka përparime.

Mezi po pres që palët të mbajnë fjalën dhe në datën 31 maj 2020 të përmbyllin me konsensus ndryshimet që kërkohen me aq ngulm prej kohësh nga Bashkimi Europian, dhe partnerët e tjerë.

Do ta duartrokas konsensusin dhe menjëherë do t’i firmos këto ndryshime sapo të vijnë!

Por nëse ndryshimet në Kodin Zgjedhor, miratohen në mënyrë të njëanshme, do të ketë ZERO çelje negociatash të Shqipërisë me Bashkimin Europian, jo deri në zgjedhjet e ardhshme, por edhe deri në zgjedhjet e tjera që do vijnë pas tyre”, ka shkruar Presidentin në Facebook. /k.k/noa.al/

Loading...