Transmetuar më 29-05-2020, 16:27

Një 51-vjeçar është ndaluar nga policia në fshatin Rreth Libofshë, në Fier.

Shtetasi A.S ishte problematik dhe i dhunshëm në familje.

Policia thotë se ai i ka vënë flakën shtëpisë së tij, duke e djegur tërësisht.

Sikur të mos mjaftonte kjo, më pas ka dhunuar psikologjikisht bashkëshorten Gj.S., 44 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Shkatërrim i pronës me zjarr" dhe "Dhunë në familje". /k.k/noa.al/